Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga fshati Lofkënd i Mallakastrës, ku ranë në një pus uji dy burra, e për pasojë njëri humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Pamjet tregojnë momentin kur ambulanca dhe zjarrfikësja kanë nxjerr dy burrat nga pusi dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit. Në video dëgjohet edhe zëri i shoferit të ambulancës, i cili siç duket iu drejtohet gazetarëve, duke iu thënë “hapni krahun”!

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku 38-vjeçari Besnik Veliaj, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë, dhe 33-vjeçari Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin bllokuar brenda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb