TIRANE

As pushimi që solli grumbullimi i Kombëtares nuk i ka mjaftuar Ilir Dajës të sjell Skënderbeun aty ku duhet. Mungesa e disa lojtarëve të projektuar titullarë, si Daja, Gripshi, Muzaka e etj apo futbollistët e grumbulluar me ekipin e shpresave bëri që Daja të mos stërvitej me grupin e plotë. Lajmi i vetëm pozitiv për trajnerin e Skënderbeut është fakti që kalendari nuk do të jetë i ngjeshur dhe mund ti jap kohën e mjaftueshme për të punuar me grupin e plotë. 2 ndeshjet e para të sezonit krijuan iluzionin se asgjë nuk ka ndryshuar në shtëpinë e Skënderbeut, pavarësisht dënimit të konfirmuar nga KAS. Daja thekson se llogaritë nuk duhet të bëhen me duke pasur për bazë Skënderbeun e lavdishëm por një ekip që po nis gjithçka nga e para:

Skënderbeu luan këtë të shtunë në transfertën kryeqytetase ku i pret Tirana. Daja është i qartë kur thekson se bardheblutë janë favoritë, kjo është një transfetë ku do të ishin të kënaqur dhe me një pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb