Harry Styles pati një aksident të vogël gjatë koncertit të tij në Los Angeles më 26 janar, kur grisi pantallonat para publikut.
Ngjarja ndodhi teksa ai po këndonte dhe ata që ishin në rreshtin e parë panë vrimën e madhe në pantallonat e Styles teksa ai u përkul. Mirëpo, “zhurma” e vërtetë në rrjetet sociale ishte për faktin se në publikun e koncerteve ishte një grua e famshme e cila shkoi të shijonte këngëtarin 28-vjeçar, pikerisht Jennifer Aniston!
honestly ripping his pants when his crotch is like 10 ft from ppl’s faces is one of the most harry styles things to ever happen to him pic.twitter.com/rvl2Ef56wt
— vivᴴ 🍱🍳🍓🍯 (@ddipyouinhoney) January 27, 2023
Fansat në rrjetet sociale… u mahnitën nga fakti që Styles grisi pantallonat e tij para yllit të Hollivudit, me të cilin ishte dashuruar kur ishte më i ri.
Jennifer mbajti një profil të ulët teksa shikonte koncertin nga vendi i saj, por disa fansa e panë dhe i bënë foto.
A JENNIFER ANISTON pic.twitter.com/ZWvjJqkqfE
— duda. (@gfprincelouis) January 27, 2023
Pavarësisht problemit me pantallonat, Styles ruajti gjakftohtësinë dhe vazhdoi me koncertin. Ai u përpoq të mbulonte të grisurën me njërën dorë teksa kënga përfundonte dhe kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij teksa kuptoi se çfarë kishte ndodhur para mijëra fansave.
Së fundi këngëtari ka arritur të ndërrojë pantallonat para se të mbaronte koncerti i tij.