Chelsea është rikthyer më në fund te fitorja. Blutë e Londrës arritën një sukses jo pak të vuajtur në shtëpi ndaj Crystal Palace, triumf 1-0.

Vendimtar në këtë takim ishte Havertz në minutën e 64-t. Edhe mysafirët luajtën mjaft mirë, duke rrezikuar disa herë portën e rivalit, por pa mundur dot të konkretizojnë.

Ekipi i Potter renditet në vendin e dhjetë, ndërsa Palace është e 12-ta. Premier League luan pasdite derbin e Londrës mes Tottenham dhe Arsenal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: