Pasi u la vetëm në pishinë nga nëna e cila kishte shkuar në sauna, një fëmijë 5-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në pishinë.

Ngjarja ka ndodhur në Helsinki, Finlandë. Ashtu siç duket edhe nga pamjet e telekameras së sigurisë, i vogli nuk është vetëm në ujë, por askush nga njerëzit e tjerë që po lahen në pishinë nuk e ndihmon, pavarësisht se fëmija duket në vështirësi.

Vetëm kur ka humbur ndjenjat ai është shpëtuar dhe është shoqëruar në spital.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb