Po luhet sfida mes Kosovës dhe Ishujt Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tifozët kanë shpalosur banderola në nder të legjendës kosovare, i cili ndërroi jetë muaj më parë pas një ataku kardiak.

Koreografia e përgatitur nga tifozët ishte spektakolare. Të gjithë tifozët thirrnin në kor emrin e Fadilit, por njëherësh u shpalos një banderolë ku shkruhej në anglisht “Our hero”.

Por, spektakli nuk mbaroi me kaq. Të pranishmit ngritën lart numrin 7, numër ky që e mbante, Fadil Vokrri, në kohën kur luante si futbollist profesionist.
Ritheksojmë se Kosova po luan ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi UEFA e futi në kategorinë e stadiumeve, që plotëson kushtet e këtij institucioni.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb