Gazetari Thimi Samarxhiu, redaktor i emisionit “Real Story” ka qenë në një ditë pune me mjekët epidemiologë që identifikojnë personat e prekur nga koronavirusi. Ai ka sjellë disa momente, nga një familje, ku një person ishte i prekur nga COVID-19. “Ne sot do ndjekim hetuesit epidemiologjikë”, thotë Samarxhiu teksa nis reportazhin.

Në këtë godinë çdo mëngjes mblidhen ata që nuk duken, por puna e të cilëve, është po aq e rëndësishme, ndoshta dhe më shumë se ajo mjekëve në spitale. Ata janë epidemiologët e terrenit. Të parët që identifikojnë personat e prekur, hetojnë rrjetin e tyre të kontakteve e në fund shkojnë tek çdo hallkë e këtij zinxhiri.

Gjithçka nis në këtë zyrë. Natyrisht kamerat qëndrojnë jashtë, për të të vetmen arsye, ruajtjen e identitetit të personave të prekur, pasi aty, në atë mbledhje të gjithë epidemiologët e terrenit diskutojnë çdo gjë.

Doktoreshë Ermelinda Murati, prej vitesh është pjesë e kësaj “strukture hetimore” dhe sot ne do të jemi më të dhe grupin e saj, për të dokumentuar ditën e një hetuesi të koronës.

Edhe pse skeda është fillimi i të gjithë rrugëtimit deri tek marrja e tamponit, kjo është etapa më e thjeshtë. Në këtë luftë, secili ka pjesën e tij, çdo hallkë e sistemit duhet të luajë me përpikmëri rolin e saj, si një orë zvicerane, në mënyrë që të arrihet qëllimi: zbulimi dhe izolimi i rasteve.

Por shpeshherë mjekët ndeshen dhe me hezitimin e personave të prekur për të treguar të gjitha kontaktet e tyre.

Pas disa minutave bashkëbisedim me doktoreshë Ermelindën, tani vjen momenti që nga plotësimi i skedës, të kalojmë te faza tjetër, përgatitja për të dalë në terren.

Në banesën ku jeton personi i identifikuar si pozitiv me COVID-19, jetojnë dhe të afërm të tij, të cilët tashmë do t’i nënshtrohen me radhë procesit të tamponimit.

Tashmë që i gjithë procesi ka përfunduar, nis ndoshta një nga fazat më delikate, heqja e veshjes.

Të gjithë në këto ditë, jemi bërë pak më të kujdesshëm, më falënderues dhe më vlerësues ndaj gjërave që i kemi. Nuk kemi reshtur së falënderuari mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që sot po luftojnë që ne të mund të jetojmë sërish jetën tonë si dikur. Dhe ata na kërkojnë vetëm diçka në shkëmbim.

“Ne punojmë ju rrini në shtëpi, kjo është shumë e vlefshme”, thotë doktoreshë Ermelinda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb