Hidhet një solucion brenda selisë së Partisë Demokratike, teksa protestuesit tentojnë të hyjnë brenda.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka arritur të hyjë brenda selisë blu, raporton për “BalkanWeb” se është hedhur një lloj solucioni, që e bën të pamundur qëndrimin brenda.

Ndërkohë jashtë selisë së PD ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët tentojnë të hyjnë brenda, duke thyer edhe xhamat e dritareve.

Në një deklaratë jashtë selisë, Berisha tha se brenda ambienteve të PD po hidhet gaz lotsjellës, ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka shpërndarë një video për media, ku tregon se hidhet gaz lotsjellës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb