(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
2 filxhanë kafe hikërr
1 kungull mesatar
1 patëllxhan
1 karotë
Koper/vaj ulliri/kripë
1 lugë gjelle lajthi
1 lugë gjelle rrush të thatë
2-3 lugë kërpudha
Disa feta panxhar
Përgatitja

Presim perimet në feta. Përgatisim një masë me koprën, kripën dhe vajin e ullirit. Lyejmë perimet me të dhe i pjekim në furrë. Ziejmë hikrrën njësoj si pilafin, raport 1:2.
Bashkojmë hikrrën me perimet e pjekura si dhe kërpudhat, shtojmë lajthitë dhe stafidhet, shtojmë pak kripë dhe pak vaj akoma dhe sipas dëshirës pak limon nga lart. Panxharit i japim forma të bukura me formën e biskotave dhe e vendosim lart.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb