Është dhënë kartoni i parë i gjelbër. Kjo është historike. Ai është nxjerrë nga xhepi i një arbitri që do të jetë pjesëmarrës edhe në Kupën e Botës.

Ndeshja luhej në kuadër të Fotbollit Conifa në Londër.
Ky është një kompedicion që luhet mes ekipeve ndërkombëtare por që nuk bëjnë pjesë në FIFA.

Kartoni i gjelbër parashikon që lojtari të largohet nga fusha, por mund të zëvendësohet me një tjetër nëse skuadra ka zëvendësime në dispozicion. Lojtari gjithashtu nuk përjashtohet për ndeshjen pasardhëse.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-jepet-kartoni-i-pare-i-gjelber-ja-sanksionet-qe-parashikon/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: