Ballkani ia ka dalë të kualifikohet në finalen e Play Off të Conference League. Pas fitores 3-2 ndaj Klaksvik, djemtë e Ilir Dajës humbën 1-2 në Ishujt Faroe. Gjithçka u vendos nga penalltitë, me kosovarët që u treguan më të saktë.

Rrahmani do realizonte gol për miqtë në minutën e 40-të për miqtë. Gjithsesi, festa do zgjaste vetëm disa sekonda, pasi arbitri do anulonte golin për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nis në mënyrën më të keqe të mundshme për Dardanët, të cilët e pësojnë nga Mikkelsen M.

Ballkani hasi vështirësi në daljen përpara, pasi vendasit ishin të vendosur mirë në prapavijë.

Në minutën e 83-të, Krasniqi do “tundtte rrjetën” për golin e barazimit. Në fund, Klaksvik do çonte gjithçka në shtesa falë golit të Da Silva.

As shtesa e parë dhe as e dyta nuk solli gol, çka bëri që të kishte penallti pas 120 minutash.  Holvad dhe Danielsen gabuan nga vendasit, sakaq te Ballkani dështoi vetëm Zyba.Ekipi i Superligës së Kosovës do përballet me Shkupin në finalen e Play Off të Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: