KOSOVË

Humanisti shqiptar nga Kosova dhe themeluesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ishte i pranishëm në një nga emisionet më të shikuara në Kosovë “Kojshia Show”, ku nuk munguan emocionet.

https://youtu.be/rGManKKnwpA?t=2134

Ai u befasua nga recitimi  i aktorit nga Tetova, Arsim Fazlliu, ndërsa poezia “Luani i Shqiptarisë” është shkruar nga një shqiptar nga Shkupi, që lëviz në karrocë me rrota. Ai quhet Burhan Bekteshi, ndërsa tha këto fjalë : “Ishalla  e përdorni sa herë për të mirë dhe për njerëz të mirë siç është  baca Halil. Kur të shkruaj diçka tjetër është shumë e zorshme, por pas publikimit baca Halil më thirri për kafe dhe më tha: a e pate të vështirë të shkruash: I thashë: Jo, më tha pse?  Se e kisha sofrën plot dhe kisha çfarë të merrja”-u shpreh ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: