Një prapaskenë vërtet interesante rrëfet ditën e sotme nga “The Sun”. Sipas tabloidit britanik, menjëherë pas humbjes së djeshme kundër Totenhemit 2-0 në Londër, Pep Guardiola e ka mbajtur skuadrën më shumë se një orë në dhomat e zhveshjes.

Humbja kundër skuadrës së Murinjos praktikisht i ka vënë kapak suksesit të Liverpulit në kampionat dhe nuk është përtypur nga tekniku spanjoll i Mançester Sitit.

Guardiola ka dashur të shkundë të tijtë duke qenë se duhet mbyllur sezoni në pjesën e sipërme të renditjes, por mbi të gjitha sepse në çerekfinalet e Champions League e Sitin e pret sfida me Real Madridin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb