Titulli kampion është thjeshtë çështje kohë, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nuk shqetësohen shumë për këtë pjesë por sigurisht që çdo humbje nuk të lë një shije të mirë, aq më tepër një humbje me përmbysje. Ndaj Udinese, Juve zhvilloi një pjesë të parë pozitive ku arritën të kalonin në avantazh me De Ligt por në të dytën u fikën duke bërë që Udine të shënoj dy gola, i fundit në shtesë i cili përmbysi rezultatin dhe i mohoi bardhezinjve festën e titullit:

“Humbëm rregullin në fushë, pas një pjesë të parë pozitive pësuam golin e barazimit, filluam të dilnim nga detyrat dhe më pas e dërguam ndeshjen në një pikë të rrezikshme. Dëshira për ta fituar ndeshjen me çdo kusht na solli këtë humbje”. Me këto fjalë ka nisur Sarri konferencën për shtyp duke shtuar: “Më vjen jashtëzakonisht keq që e humbëm këtë takim. 38 gola të pësuar? Kemi pasur edhe 12 penallti kundër. Nuk është një numër që pësojnë ekipet e mëdha. Champions? Nuk shoh aq larg. Fillimisht është Sampdoria më pas do të mendojmë për Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb