Në Wolverhampton, Anglia nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola me Italinë, në sfidën e luajtur për Nations League.

“3 luanët” u treguan menjëherë të rrezikshëm me Mount, i cili gjeti traversën në minutën e 9-të. Në minutën e 52-të, sërish rasti për anglezët, por Sterling shpërdoron një mundësi të artë, pas një krosimi të James. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

 

Hungaria rezulton “kockë e fortë” për Gjermaninë dhe diçka e tillë u pa sonte. Takimi mes tyre përfundoi 1-1. Golit të Nagyt në minutën e gjashtë për vendasit në Budapest iu përgjigj Hofmman.

Sfida mes Hollandës dhe Polonisë u mbyll 2-2, ndërsa 1-1 Ëales-Belgjikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb