Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” po prodhojnë episode dhe histori nga më të ndryshmet. Hisatorike ishte edhe për sportisten nga Zelanda e Re, Laurel Hubard, pasi u bë sportistja e parë transgjinore që merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Konkurrimi i saj solli polemika të shumta për vetë faktin se Hubard konsiderohej si favorite për medalje, por neozelandezja ka dështuar duke u skualifikuar nga kompeticioni.

Në 3 provat e kategorisë për femra në peshën deri në 87 kilogramë, peshëngritësja dështoi tri herë të ngrite shtangën me 125 kilogramë. Një zhgënjim ky nga sportistja që pritej shumë,

Vlen të theksohet edhe presioni i madh që ishte ndaj saj. Gjithsesi, pjesëmarrja e Hubard bëri bujë dhe 43-vjeçarja nuk doli pa gjë nga kjo Olimpiadë pasi në fund të fundit u bë e famshme disi…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb