Manchester United u mund 2-0 mbrëmë në kampionat nga Tottenham por përveç rezultatin ky takim kishte shumë për të veçuar.

I pari është episodi i golit nga “spursat”. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochetino zhbllokoi takimin ‘ende pa nisur’, që në sekondën e 11, duke vendosur rekord në “Premier League”.

Jo më pak se ky episod mori vëmendje edhe çështje e Fellaini-t. Mesfushori belg hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë dhe çuditësisht Mourinho e largoi atë pas 7 minutash, duke habitur këdo që po ndiqte ndeshjen.

Shumë specialistë në Angli evidentuan faktin se një gabim i 30-vjeçarit i kushtoi daljen nga fusha pas vetëm 7-t minutash, por vetë Jose Mourinho e ka hedhur poshtë këtë hipotezë.

“Pas disa minutave ai u dëmtua,”-shprehet ish-trajneri i Real Madrid. “Është gjithnjë e njëjta gjë, ligamenti i gjurit. Nuk mendoj se është një dëmtim i rëndë por ai menjëherë ndjeu dhimbje dhe na tha se nuk mund të vazhdonte më.”

Gjithsei largimi i Fellaini-t menjëherë në dhomat e zhveshjes ngre shumë pikëpyetje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb