Strat perfekt i Serie A, Napoli e nis me këmbën e mbarë me një 3-pikësh në transfertë përballë Parma. Ekipi Gattuso mori një fitore të pastër 0-2 me Hysaj si titullarë. Pavarësisht se Napoli dhe anësori kuqezi nuk kanë gjetur ende akordin për rinovimin e kontratës, Gatusso preferoi sërish ta hedh në fushë nga minuta e parë.

Pas një pjesë të parë të mërzitshme ku Napoli kishte kontrollin e lojës por nuk goditi asnjë herë kuadratin, gjërat ndryshuan vetëm pas hedhjes në fushë të Osimhen në minutën e 61-të. Blerja më e shtrenjtë e klubit pati një ndikim të madh në fazën ofensive ku menjëherë, vetëm dy minuta më pas, Napoli kaloi në avantazh me Mertens. Për të mbyllur sfidën mendoi Insigne në të 77-tën që sigloi shifrat përfundimtare ne 0-2. Nuk kishte debutim për Rrahmanin ndërsa as Parma nuk aktivizoi për asnjë minutë Kastriot Dermakun.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb