Benjamin Kololli ia doli të shënojë gol në ndeshjen mes Gamba-Shimizu, e vlefshme për kampionatin japonez dhe e përfunduar 0-2.

Sulmuesi i njohur shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë dhe menjëherë la gjurmë. Kololli gjuajti saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

30 vjeçari po luan sezonin e tij të dytë në Japoni. Në edicionin e parë numëron 8 paraqitje, sakaq në të dytin plot 15 të tilla.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: