Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit u fitua nga skuadra e Michel Artetas. Në Stamford Brige mjaftoi një gol i Gabriel për Gooners, duke marrë në shtëpi 3 pikë të rëndësishme.

Pas sfidës për mikrofonat e mediave britanike është ndalur Granit Xhaka. Futbollisti shqiptar u pyet për atmosferën në stadium dhe Xhaka duket se nuk e përmbajti dot veten, duke përmendur fjalë jo të duhura për t’u transmetuar drejtëpërdrejt në një televizion.

Gjithsesi, gjithçka kaloi me një të qeshur dhe lojtari i Arsenalit me pashaportë zvicerane nuk hezitoi për të duartrokitur të pranishmit në impiantin gjigand sportiv të rivalëve të qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb