Një video me pamje të rënda ku në qendër të saj është një vajzë që dhunohet barbarish nga dy djem, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku ashtu si shihet edhe nga video, dy djemtë pasi e ofendojnë, e dhunojnë vajzën në fjalë, teksa një i tretë filmon.

Është e paqartë arsyeja pse ka nisur ky sherr i rëndë, por ashtu si shihet edhe në video, njëri nga djemtë mban në dorë një test shtatzënie, që me gjasa i përket vajzës së re. Ata nuk ngurojnë që të qëllojnë me grushte dhe shkelma të renë, e cila qan e shtrihet përtokë për t’u mbrojtur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: