Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës javën e kaluar me urdhër të presidentit Vladimir Putin, miliona njerëz në mbarë botën kanë treguar mbështetje për ukrainasit gjatë kësaj kohë tepër të vështirë për ta.

Ka qenë një javë e vështirë për futbollistët ukrainas që po përballen me ngjarjet tronditëse, me familjarët dhe miqtë që jetojnë në frikë.

Në ndeshjen e kampionatit portugez ku Benfika triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Vitoria Guimaraesh, sulmuesi ukrainas i Benfikas, Roman Jaremçuk, u aktivizua në fushën e blertë në minutën e 61′, por në ato çaste të gjithë spektatorët e stadiumit “Da Luz” u ngritën në këmbë duke e duartrokitur ukrainasin dhe ky i fundit shpërtheu në lot për vendin e tij që është në luftë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb