Konyaspor mori 3 pikë në kampionatin turk, pasi mundi 4-1 Gaziantep. Një ndeshje mjaft të mirë për vendasit e Konyas bëri edhe Endri Çekiçi, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë. Çekiçi shënoi gol në minutën e 32-të, duke i dhënë avantazhin e duhur ekipit të tij.

Ai mori një krosim nga Bytyqi, sakaq u tregua tejet i saktë me kokë, duke mposhtur portierin Guvenc.Për 25 vjeçarin Çekiçi ky është goli  i tij i pestë me këtë fanellë, në edicionin e parë me ta.Konyaspor renditet në vendin e 3-të në kampionat, me 61 pikë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb