Rishfaqet Adnan Januzaj. Ish-futbollisti i Manchester United në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Sunderland luajti kundër Manchester City-t ka dhuruar spektakël në stadiumin e ‘dritave’.

Pavarësisht se Sunderland pësoi disfatë ndaj “citiziens”, lojtari me origjinë nga Kosova gjeti mundësinë për të demonstruar talentin që asnjëherë nuk i ka munguar duke mahnitur të pranishmit.

Januzaj i cili luan si mesfushor i avancuar në minutën e 19-të të takimit nuk e pati të vështirë të depërtonte në mes të katër kundërshtarëve. Më pas topi i dhënë prej tij në drejtim të sulmuesit kryesor të skuadrës ishte i paarritshëm, por gjithsesi ky inkursion ishte për t’u mbajtur shënim në librat e futbollit.


Para dy vitesh, Januzaj refuzoi Kombëtaren shqiptare për atë belge, ndonëse po t’i jepej sërish mundësia kjo do të kishte pak gjasa të ndodhte pasi futbollisti i Sunderland prej kohësh nuk bën më pjesë në një nga kombëtaret më të forta në botë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb