Teksa detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, janë zbuluar pamje që tregojnë lëvizjet e autorit të atentatit pak para krimit të rëndë.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb tregohen momentet teksa autori, i maskuar dhe me kapele ecën në rrugicat e lagjes ku ndodhi vrasja e Hoxhajt.
Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt dy ditë më parë në Vlorë më herët gjatë ditës së sotme nga BalkanWeb.

Raportohet se ka dyshime që autori i vrasjes ka qenë i maskuar më një maskë silikoni, duke mbuluar tërësisht fytyrën.
Gjithashtu ai ka vendosur një maskë të zezë kirurgjikale, si edhe kapele për të fshehur identitetin. Për të humbur më tej gjurmët, besohet se autori ka vendosur edhe një bark artificial, duke vështirësuar më tej identifikimin e tij nga autoritetet.
Sakaq, dyshohet se pas kryerjes së ekzekutimit të 58-vjeçarit Hoxhaj, autori është arratisur drejt Greqisë.
(BalkanWeb)