Fshati Murqinë i komunës së Bubqit ndodhet nën pushtetin e ujit, pasi lumi i Ishmit ka dalë nga shtrati nga reshjet masive të shiut.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi mes ujit nga ky fshat, duke treguar nga afër për kamerën e News24 situatën alarmante nga përmbytjet. Gazetari Skëndaj tha se rreth 15 shtëpi dhe mbi 100 hektarë tokë ndodhen të rrethuara nga uji, ndërsa janë evakuuar disa familje.

Banorët janë shprehur për gazetarin Skëndaj se uji ka pësuar rritje orët e fundit me rreth 20 centimetra, duke përmbytur sërish rrugën e fshatit, ndërsa në disa vende uji i lumit vjen me intensitet të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb