Nuk kanë munguar momentet pikante nga vizita e Ramës në Durrës për të inspektuar punimet e Rindërtimit.

Teksa po kalonte në në rrugë përkrah ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakes së komanduar të Durrësit, Emirjana Sako, një qytetar nga kati i katërt i një pallati e ka përshendetur.

”I madh je, i madh”- tha qytetari nga ballkoni. Kryeministri ia ka kthyer me batutë qytetarit duke i thënë se ”1 metër e 98 centimetër, kaq i madh jom”.
Po ashtu teksa ka shkuar në një hyrje pallati, Rama kritikoi një qytetar duke u kujtuar të vendosë maskën se e kishte bërë si shall. Qytetari rezultoi se ishte një emigrant në Itali i martuar me të huaj teksa djalin ia quanin Mikelanxhelo.

Ai i kërkoi një foto kryeministrit për hir të djalit, dhe ai e pranoi. Po ashtu Rama i tha qytetarit se ishte i zgjuar për faktin se kishte marrë grua italiane.
Ndër të tjera një e moshuar ka kërkuar ta puthë Ramës, por kryeministri e ka injoruar duke i kërkuar që të vendosë edhe maskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb