Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri u takua sot me të miturin 15 vjeçar, që u rrah barbarisht nga policia.

Sarandi tregoi ngjarjen dhe keqtrajtimin e rëndë nga policia, ndërsa nëna e tij shprehu keqardhjen dhe pasigurinë krijuar nga trajtimi barbar i djalit të saj.

Ajo është kryefamiljare që rrit e vetme fëmijët dhe shprehet me zhgënjim për sjelljen e shtetit, nga i cili priste ndihmë dhe jo dhunë.

Zonja Pampuri shprehu solidaritetin e saj si grua dhe si nëna e një adoleshenti, duke ofruar ndihmën e saj për trajtimin posttraumatik të të miturit nga dhuna policore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb