FIER

Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Fier teksa një pronari picerie iu mor nga qafa varësja e floririt.

Policia informon se janë arrestuar 3 autorët e vjedhjes, njëri prej të cilëve u pikas duke u larguar me ‘’Benz’’ në gjendje të dehur.

Gjithë ngjarja nisi me një konflikt dhe në fund pronarit të picerisë iu mor nga qafa varësja. Si përfundim, në prangat e Policisë kanë rënë H.T, P.Ll, dhe V.L.


NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

 

I vodhën me dhunë varësen e floririt nga qafa një shtetasi, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorët.

 

Sot, rreth orës 02:35, pronari i një subjekti piceri delivery në lagjen “Kastriot” Fier, ka njoftuar Policinë se në ambientet e punës i kishin marrë me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, i cili po largohej me automjetin tip “Benz” në drejtim të fshatit Hamil.

 

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi H. T., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje P. Ll. dhe V. K.

 

Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri delivery në pronësi të shtetasit L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në përfundim të veprimeve, arrestuan shtetasin H. T., 28 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe shtetasit P. Ll., 29 vjeç dhe K. V., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt.

 

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb