Janë publikuar pamjet nga aksidenti i ndodhur sot në Maliq të Korçës ku humbi jetën 36-vjeçari Marsel Nazifi. Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra tregohen pamje nga vendi i ngjarjes që i mori jetën shtetasit Nazifi.

Sipas policise 36-vjeçari Marsel Nazifi është nje emer i njohur në juglindje,drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit. Ai së bashku me 4 persona të tjerë kanë qënë duke shkuar në disa parcela me lëndë drusore për kontroll ndërsa momenti i aksidentit mbetet ende i paqartë për policinë pasi 3 prej personave që i shoqëronin gjatë udhëtimit kanë ndaluar në një teqe që ndodhej pranë rrugës. Vetëm pasi kanë dëgjuar zhurmën që është shkaktuar nga përmbysja e kamionit, personat e tjerë kanë dalë nga teqeja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Mendohet që Nazifi në momentin e përmbysjes së kamionit të ketë dalë nga mjeti për t’i shpëtuar aksidentit, por për fat të keq kamioni i ka rënë sipër duke e lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet S. G., nuk ka pësuar lëndime ndërsa do jetë pikërisht ky shtetas që do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë pasi ishte person i fundit që ishte pranë Nazifit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje.

Aksidenti i rëndë ndodhi këtë mesditë në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan, në Maliq ku mësohet se trupi i pajetë i 36-vjeçarit është nxjerrë nga banorë të fshatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: