Fitorja në derbi ka qetësuar jashtëzakonisht shumë ambientin në shtëpinë e Partizanit. Pavarësisht diskutimit që bëhet tashmë, përpara atij suksesi të rëndësishëm, gjërat nuk kanë qenë aq të qeta sa stafi drejtues dhe trajneri Franko Lerda kërkojnë ta përcjellin. Për vetë pozitat ku ndodheshin të kuqtë në tabelën e klasifikimit dhe atë fillim sezoni aspak bindës dyshimet ishin të mëdha, mbi të gjitha mbi trajnerin, dyshime të cilët u shuan totalisht pas fitores kundër Tiranës.

Sinkron Lerda

Në Kupë, në ndeshjen e kthimit kundër Vorës, italiani pa nga pranë gjendjen e lojtarëve më pak të aktivizuar, sinjalet ishin pozitive, nuk kishte dëmtime, ndërsa siguruan një fitore minimale 1-0 duke u kualifikuar në turin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 4-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb