Ka nisur masa e arrestit ndaj 53-vjeçarit Kliti Leka, i arrestuar si autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e të shtunës, në Himarë.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje brenda sallës së gjyqit, ku autori i ekzekutimit të biznesmenit me breshëri plumbash shfaqet i qetë dhe me të njëjtat rroba, si ditën e ngjarjes kriminale. Siç raporton gazetari Mehmeti për “BalkanWeb”, Leka ka zgjedhur të shkojë në gjyq pa avokat, ndërsa shteti i ka caktuar avokatin Genci Pulaj.

Përgjatë gjithë kohës, autori i vrasjes ka qëndruar i ftohtë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se kishte 12 vite shkollë, i larguar në emigrim që në vitin 1990, ndërsa me profesion ishte radiolog.

Masa po jepet me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtar është Arqile Basho dhe prokuror Arjan Xhaferri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb