Një ari i murrmë është filmuar paraditen e kësaj të premteje në zonën e mbrojtur të Nikolicës në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për BalkanWeb se gjatë inspektimeve nga rojet mjedisore(AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) për monitorimin e territoreve të zonave të mbrojtura është filmuar rastësisht ariu.

Siç shihet nga pamjet, ariu është filmuar me një kamera telefoni, nga një distancë mjaft e afërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb