Chicago Fire u mund 3-2 në transfertë ndaj Montreal. Një nga më të mirët në disfatën e mysafirëve ishte Xherdan Shaqiri. Lojtari shqiptar, përveç përformancës së mirë, arriti të realizojë 2 gola.

Shaqirit iu besuan 2 penallti, të cilat u ekzekutuan në mënyrë perfekte. Ky edicion duket perfekt për të, pasi në 27 ndeshje, ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 12 herë.

Chicago Fire nuk po bën një sezon të mirë në përgjithësi, pasi e sheh veten në vendin e 12-të, me vetëm 35 pikë të grumbulluara (2 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit), një më shumë se Toronto ku luan Bernardeschi dhe Insigne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: