Zlatan Ibrahimovic pak ditë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lajmëroi përfundimin e aventurës së tij me Manchester United. Në morinë e komenteve të lamtumirës ra në sy ai i Eric Bailly, futbollistit të Manchester United, i cili shkroi: “ik pi***”.

Sot, në qendrën stërvitore të “Djajve të Kuq” është rikthyer Ibra, për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës pasi do të transferohet në Amerikë te skuadra e Los Angelos Galaxy. Dhe mbi të gjitha është ‘sqaruar’ me Bailly-n.

Teksa po bënin një foto, Zlatan i kthehet dhe i thotë: “Kujt i thua ik pirdhu,” dhe aty fillojnë të qeshurat dhe një përqafim i përzemërt mes dy lojtarëve. Padyshim që ai koment ishte si pasojë e marrëdhënieve të mira që kanë dy lojtarët, fakt i cili u vërtetua edhe sot.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb