Humbja 1-0 e Manchester United në prill ndaj Everton irritoi tejmase Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez, në nerva e sipër, i theu celularin 14-vjeçarit autik Jacob, me këtë të fundit që thjeshtë po filmonte lojtarët që po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.Për këtë rast, ylli i njohur ka marrë një paralajmërim nga policia.

 

“Ne mund të konfirmojmë se një burrë 37-vjeçar ka marrë pjesë vullnetarisht në një intervistë në lidhje me akuzat për sulm dhe vepër penale.Incidenti ndodhi pas ndeshjes së futbollit Everton kundër Manchester United në Goodison Park të shtunën më 9 prill. Rasti ka është zgjidhur me një paralajmërim me kusht” – bën me dije policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb