Turpërimi që i shkaktoi Bayern Munich ka lënë pa fjalë drejtuesit e Barcelonës, trajnerin, lojtarët tifozët. Kjo është një nga ato humbje që nuk ndodhin shpesh për një klub si Barça, më saktë është hera e parë në histori që pësuan një humbje të tillë në kupat e europës. Pas këtij takimi është koha që në shtëpinë e Barcelonës të merren disa vendime drastike, disa prej tyre janë marrë kohë më parë saktësoi presidenti i Bartomeu:

“Është një rezultat shumë i rëndë. Bayern zhvilloi një ndeshje të madhe dhe e meritoj të shkoj në gjysmëfinale. Ne nuk ishim në asnjë moment në nivelin tonë, nuk ishim kurrë në ndeshje. Pique ka të drejtë kur shprehet se duhet të marrim disa vendime. Disa prej tyre i kemi marrë përpara këtij takimi dhe do ti bëjmë publike në ditët në vijim. I kërkojmë falje tifozëve dhe ortakëve të Barcelonës, ishte një humbje e rëndë, vuajmë së bashku me ta. Tani nuk është koha të flasim për të ardhmen por të mendojmë për atë që ndodhi në fushë”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Quique Setien nuk është një trajner normal, një personazh që nuk bindi kurrë as lojtarët e as tifozët. Në kushte të tilla çdo trajner do të jepe dorëheqjen por jo Setien: “E vërteta është se kjo humbje është jashtëzakonisht e dhimbshme. Pësuan shumë gola, me mëritë. Ata u treguan shumë konkret përpara portës. Pique u shpreh se duhet të kemi turp? Mbase ka të drejtë por nuk dua të komentoj, jam këtu vetëm prej tetë muajsh. Jemi të gjithë shumë të frustruar, është koha të marrim vendime, na pret një analizë e thellë. A do të vazhdoj të jem trajner i Barcelonës? Është shumë herët për të thënë nëse do të jem apo jo, e vërteta është se kjo nuk varet nga unë”, u shpreh trajneri i Barcelonës pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb