Ndoshta kjo nuk ka qenë xhiroja më e bukur e kësaj të moshuare. Në videon e mëposhtme që është bërë virale në internet ajo vë në kokë lojën me realitet virtual që e bën të duket sikur ka hipur në trenat e shpejtë në parqet e lojërave.

Ndërkohë që i kanë vënë të moshuarës në kokë atë, familjarët qeshin dhe filmojnë të gjitha lëvizjet absurde të gjyshes.

E veshur me pizhame gjyshja nuk mban dot veten në këmbë, herë pas here ulet e çohet nga divani. “Të lutem ma hiqni këtë,” bërtet vazhdimisht ajo.

Në fund të ‘eskperiencës traumatizuese’, e moshuara duket e raskapitur dhe e çliruar nga një xhiro që për të dukej sikur nuk kishte fund. Video besohet të jetë filmuar në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: