Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 29-vjeçarit nga Dibra, Ulvi Skana, i cili banonte në Kamëz, dhe që prej dy javësh ka humbur kontaktet me familjarët.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se 29-vjeçari Skana ishte mik me Can Kariqin, i cili u ekzekutua një vit më parë brenda makinës së tij. Ky i fundit ishte mik me Ervis Martinajn.

29-vjeçari Skana ka humbur kontaktet me familjarët që prej 17 majit, në orën 13:30, ndërkohë që ka qenë babai i tij, i cili ka bërë denoncim në komisariat. Babai është shprehur se djali i tij nuk ka asnjë problem, por gazetarja Lala ka zbuluar se policia po heton për një largim të mundshëm të të riut me vullnetin e tij.

Ai kishte ekspuls në Gjermani, ndërsa më herët “BalkanWeb” raportoi se para dy javësh kishte tentuar të dilte e jashtë shtetit, por që ishte kthyer pikërisht për shkak të ekspulsit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb