Kur kapiteni i fluturimit të Jet2, i nisur nga Ibiza, u ka dhënë urdhër pasagjerëve të vendosin maskën e oksigjenit, Nickola Tye është frikësuar që nuk do arrinte më të shihte të dashurit e saj.

Kështu, teksa avioni humbte papritur kuotë, ajo ka vendosur ti dërgojë një mesazh bashkëshortit të saj: ‘Nëse më ndodh diçka, duhet ta dish që të kam dashur’.
39 vjeçarja nënë e dy fëmijëve me origjinë nga Sheffield-South Yorkshire, Angli, kishte shkuar në Ibiza për disa ditë pushimesh me mikeshat e saj.

‘Kur pashë maskën e oksigjenit dhe avionin që binte me shpejtësi mendova që nuk do e shihja më familjen time’, ka shpjeguar Tye për gazetarët.
Por ajo ka ruajtur gjakftohtësinë për të xhiruar një video të shpejtë, që dhe ju po e shihni, kur e kuptoi që avioni po bënte një ulje emergjente.

Mjeti ka arritur fatmirësisht të mbërrijë në aeroportin e Barcelonës. Pas katër orë pritjeje, pasagjerët kanë arritur të hipin në një avion tjetër, për të shkuar në destinacion. Shkak i kësaj uljeje ka qenë një problem teknik në avion.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: