Zllatan Ibrahimovic është dilema më e madhe e trajnerit Pioli në vigjilje të super sfidës kundër Juves. Teorikisht suedezi nuk pritet të jetë në fushe pasi ende vijon të stërvitet i diferencuar por ky fakt nuk do të thotë asgjë kur bëhet fjalë për Ibrën. Vetë sulmuesi me anë të një postimi në rrjetet sociale rihap edhe një herë këtë temë duke bërë që tifozët kuqezi të ëndërrojnë: “Tic toc tic toc”, shkruan Ibra në një video ku shihet duke shënuar një gol me kokë.

A është vërtetë kaq pranë rikthimit në fushë? Kjo është shumë e komplikuar pasi stafi drejtues i Milan nuk dëshiron të rrezikojë në asnjë moment pasi sezoni është ende i gjatë. Në të njëjtën kohë drejtuesit e kuqezinjve vijojnë punën edhe jashtë fushe ku i duhet të gjejnë një zgjidhje për disa lojtarë që janë në skadencë të kontratës si Calhanoglu dhe Donnarumma, të dy titullarëve i përfundon kontrata në qershor ndërsa dëshira e Milan është të rinovojë me ta. Gjithashtu në shtëpinë e “djallit” po punohet për të gjetur një akord të shpejtë edhe me dy titullarë të tjerë, Kessie dhe Calabria, dy lojtarë që i skadon kontrata në 2022 por ideja e Milan është ti ofrojë një kontratë të re, sigurisht me terma financiarë të përmirësuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: