Edhe Zllatan Ibrahimoviç zbret në fushë kundër koronavirusit dhe nis një grumbullim fondesh për të përballuar emergjencën.

“Italia është një vend që më ka dhënë shumë dhe në këtë moment dramatik dua t’i jap akoma më shumë këtij vendi që dua. Kam vendosur të krijoj një mbledhje fondesh për spitalet “Humanitas”. është një problem serioz dhe kemi nevojë për ndihmë konkrete”.

Suedezi më pas vazhdon. “Bashkë mund të ndihmojmë me të vërtetë spitalet, mjekët dhe infermierët që punojnë çdo ditë për të na shpëtuar jetën. Sot jemi ne ata që bëjmë tifozllëk për ta. Ta përzëmë virusin dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Dhe mos harro: nëse virusi nuk vjen te Zllatani, Zllatani shkon te virusi”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb