Zlatan Ibrahimoviç është gjithmonë protagonist në kampionatin amerikan të futbollit (MLS). Jo vetëm me golat që shënon, pasi sulmuesi suedez tërheq vëmendjen e me sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushës së lojës. Episodi me rol kryesor sërish Ibrahimoviç vjen nga sfida mes Los Angeles Galaxy dhe Real Salt Lake.

Zlatan shënoi gol dhe më pas shpërtheu të gjithë irritimin e tij në dëm të Nedum Onuoha. Mbrojtësi kundërshtar kishte fajin e vetëm, që e kishte markuar suedezin shumë fortë gjatë gjithë ndeshjes. Pas përplasjes në fushë, dy lojtarët u përballën edhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes dhe për t’i ndarë u desh ndërhyrja e shokëve të tyre të skuadrës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: