Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç paralajmëron se do të vazhdojë karrierën e tij duke ironizuar se tashmë në moshën 38- vjeçare thjesht po nxehet.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ibrahimoviç i përgjigjet atyre që mendojnë se tashmë ka mbaruar.

Por mbetet të shihet nëse Ibrahimoviç do të jetë vitin e ardhshëm tek Milan apo do të përzgjedhë një destinacion tjetër.

”Pra ti mendon se unë kam mbaruar. Që karriera ime do përfundojë së shpejti. Ti nuk më njeh mua. Askush nuk besoi tek unë, prandaj unë duhet të besoja tek vetja. Disa njerëz donin të më thyenin, por thjesht më bënë më të fortë. Të tjerë donin të më përdornin, por më bënë më të zgjuar.
Dhe ti tani mendon se kam përfunduar?
Të gjithëve ju, dua t’ju them vetëm një gjë, nuk jam si ju sepse nuk jam ju. Unë jam Zlatan Ibrahimoviç.Dhe thjesht po nxehem. ”- thotë Ibrahimoviç në video.

 

View this post on Instagram

 

and i’m just warming up

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb