Zllatan Ibrahimoviç është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit. E ka komunikuar vetë klubi kuqezi, duke shuar përfudimisht të gjitha zërat që qarkullonin rreth kësaj çështjeje.

Pas eksperiencës te Los Anxheles Galaksi ku shënoi 53 gola në 58 ndeshje, Ibra rikthehet të veshë fanellën kuqezi pasi e la kundër dëshirës në fund të sezonit 2011/12.

Për suedezin 38-vjeçar është gati një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi dhe për një sezon.

“U ktheva te një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe këtë qytet e adhuroj pa fund. Do të luftoj bashkë me shokët e skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e sezonit dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur objektivat tona”, flet 38-vjeçari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb