Një djalosh nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ka takuar idhullin e tij Lionel Messi.

Argjentinasi, pas ndeshjes në fundjavë kundër Valladolid, ka ndaluar të japë disa autografe për tifozët. Njëri prej tyre, një djalosh, ka nisur në të qajë që nga momenti kur ka parë Messi-n dhe ka vijuar deri sa ky i fundit është larguar.

Sigurisht që fituesi i 5 herë “Topit Të Artë” nënshkroi një autograf për djaloshin, por duke parë se sa i emocionuar ishte ai nuk kurseu edhe një përkëdhelje të vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb