Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare, jep një mesazh për qytetarët shqiptarë nga shtëpia e tij në Romë.

Mesazhi publikohet nga kryeministri Edi Rama, ku Tare këshillon qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes me koronavirusin.

Mesazhi i Ramës:

Mesazhi i Igli Tares, nga shtëpia e tij në Romë

? FRIKË JO, KUJDES PO!

? DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!

Faleminderit për këtë kontribut?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb