TIRANE- Situata mund të dalë jashtë kontrollit, edhe atëherë kur je live. E tillë ka qenë edhe një episod në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në programin ‘E diela shqiptare’. Teksa dy palë sqaroheshin për një mosmarrëveshje për një borxh të pashlyer, ku mbesa ishte përball tezes, një telefonatë ka çakorduar publikun në studio dhe atë nga shtëpia.

Gjatë debatit mes tezes dhe vajzës së saj në studio, është përfshirë në komunikime dhe xhaxhai i kësaj të fundit. Mbesa tregoi në studio se nëna e saj akuzonte edhe xhaxhain se ai të nesërmen e vdekjes së babait të saj në një aksident, kishte dërguar në një zyrë avokatie për të firmosur një dokument, që nuk u mor vesh se çfarë ishte. Kaq mjaftoi që xhaxhai të shpërthejë në akuza live.

“Për çfarë arsyeje është kjo tani, për çfarë është firma aty, çfarë lidhjeje kam unë me atë. Mos t’i ngatërrojnë punët ata dhe ju zonjë mos u lodhni kot se unë s’kam hedhur asnjë firmë, asnjë gjë, se ajo është gjallë. Unë në qoftë se e kam marrë atë, e kam marrë dhe e kam çuar në një zyrë avokatie, që u bë një prokurë që zonja Tefta Dhëmbi nuk është për hakmarrje dhe kërkon nga ana ekonomike, financiare për kalamajtë. Kush do i rrisë këta kalamaj? Prandaj ata mos të m’i ngatërrojnë punët mua dhe të çojnë atë dokumentin që ka marrë ajo zonja aty dhe me mua s’kanë punë fare ata sepse më kanë akuzuar dhe më akuzojnë gjithmonë sikur unë kam marrë lekë. Unë nuk jam kryetari i shtëpisë, nuk e zhvilloj gjyqin unë vetë se ata janë gjallë. Ajo do ta zhvillonte gjyqin. Gjyqi u bë”, tha Ferdinandi.

DEBATI:
Ndërhyn Ardit Gjebrea –Zoti Ferdinand!
Ferdinandi: Leji mo p***hët ti tani! Ik e p***hu andej ti! Ma jep çik mua atë, të flas unë me atë! Mos na çaj b***ën ti tani, legen m***! Ik e zhduku!
Çobani –Kjo është gjuha e tmerrshme që komunikojnë këta njerëzit … Është e çuditshme!

Gjebrea– Zoti Ferdinand!
Ferdinandi – Ti s’ke punë fare me mua. Ik zhduku se s’të njoh fare unë ty. Ma dike dhe emrin ti mua ë?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb