LAÇ

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në terren, ndërsa ka planifikuar shembjen e 7 pallateve ne zonën e Laçit. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka ka siguruar video të aksionit të IMKT-së, ku shihen qartë se skrepat dhe fadromat janë rreshtuar dhe janë në gatishmëri për të hedhur në tokë disa pallate, të cilat pësuan dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky aksion pritet të vijojë me intensitet të lartë jo vetëm në Laç, por në të gjitha zonat ku banesat dhe pallatet janë shpallur të pabanueshme. “BalkanWeb” mëson gjithashtu se i gjithë ky aksion do realizohet me makineritë e rënda, të cilat kanë filluar punën që në 9:30, ndërsa sipas prefektit Gjokë Jaku, nuk do përdoret lëndë plasëse pasi ka shumë banesa afër, dhe struktura e tyre është e panevojshme që të ndërhyhet me tritol.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: