DURRËS

IKMT ka pubikuar pamjet me dron nga lart të shpërthimit me 88 kg tritol tek pallati 12- katësh në Durrës që pësoi anim nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Nga pamjet duket se procesi i shembjes së pallatit vijon, teksa nga shpërthimi dallohet se tritoli ishte vendosur në 1200 vrima të strukturës së brendshme.

Më parë, IKMT theksoi se është e pamundur që ky pallat të shembej me mënyra të zakonshme për shkak të strukturës së fortë që në themel që ka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb